Jeta Osh Qef
Home

Juventus rikthen legjendën franceze të futbollit
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 08/11/2018 19:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventus ka zyrtarizuar David Trezeguet si ambasador zyrtar të klubit.

Sulmuesi, i cili është golashënuesi më i mirë i huaj i historisë së klubit, do të marrë rolin e ambasadorit të klubit për tre vitet e ardhshme.

Ai tani do të marrë një rol të rëndësishëm, si ambasador i markës së klubit.

Në njoftimin e shpërndarë nga Juventus shkruhet:

David Trezeguet është një ikonë Juventus. Kështu që ai e meriton të emërohet si ambasadori zyrtar i markës së klubit, duke zgjeruar një lidhje që deri tani është karakterizuar nga një sukses i madh. Për tre vitet e ardhshme, Trezeguet do të përfaqësoj markën  Juventus në fushën e zhvillimit komercial në të gjithë globin. Trezeguet është ambasadori i përsosur për të vijuar rritjen e markës së klubit nëpërmjet evenimenteve globale duke përfshirë tifozët dhe sponsorët.”