Jeta Osh Qef
Home

I ftuari tenton të presë damarët, ndërpritet emisioni në Top Channel
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 08/11/2018 17:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë xhirimeve të puntatës së ardhshme të emisionit "Hell’s Kitchen" në Top Channel.

Një nga konkurentët ka tentuar të vrasë veten, pasi nuk ka mundur dot të përballojë presionin e vazhdueshëm që i është bërë gjatë emisionit, duke tentuar të presë damarët.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje është ndërprerë emisioni dhe është vënë gjithçka në pikëpyetje nëse kjo puntatë do të transmetohet apo jo, sipas syri.net.

Deri tani nga Top Channel nuk ka asnjë reagim, por kanë qenë të afërmit e konkurrentit që ka tentuar të vrasë veten që kanë dhënë lajmin.