Jeta Osh Qef
Home

A do të luajë Higuain ndaj Juventus? Gattuso jep përgjigjen që nuk pritej
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 08/11/2018 15:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milan do të përballet mbrëmjen e sotme ndaj Real Betis pas asaj humbje që pësuan në shtëpi nga spanjollët.

Kuqezinjtë do të kërkojnë të forcojnë pozitat në Europa League, ndërsa Gattuso ka folur në prag të kësaj sfide për mediat edhe për Higuain, i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit të Serie A.

Lidhur me rikthimin e argjentinasit, trajneri italian tha:

Higuain ka dhënë shenja përmirësimi, por nuk donim ta rrezikonim duke e marrë në Spanjë. Besoj shumë dhe shpresoj se do të jetë gati për sfidën e fundjavës ndaj Juventusit, pasi ndeshje të tilla kanë nevojë për sulmues si Higuain, që dinë të vendosin fatin e një takimi.”

Milan rrezikon shumë në Ligën e Europës, ndërsa i duhet patjetër një fitore ndaj Betis, në prag edhe një tjetër sfide të rëndësishme, atë ndaj Juventus.