Jeta Osh Qef
Home

“Nuk më intereson tregu shqiptar”, Bleona flet hapur: Të dashurit e mi numërohen me gishtat e…
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 08/11/2018 14:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është ndër personazhet publikë më pa komplekse, por njëherësh nuk lejon askënd që ta marrë respektin e saj për dobësi.

Të paktën këtë ka lënë Bleona të kuptohet në daljet e saj publike dhe në intervistat e dhëna. Së fundmi Bleona ka njoftuar se libri që do mbajë emrin dhe firmën e saj do të dalë shumë shpejt, ku do të rrëfejë të pathënat e karrierës së saj dhe jo vetëm.

Në një intervistë për ‘Telegraf’, Bleona ka treguar detaje të rëndësishme të librit të shumëpritur, ku tregon se libri synon më tepër tregun ndërkombëtar.

Bleona Qereti u shpreh:

Për librin janë bërë shumë aludime, por mua nuk më intereson fare tregu shqiptar, por ai ndërkombëtar. Libri do të dalë kur unë të jem gati për tregun ndërkombëtar që të tregoj historinë time, si jam bërë ‘Bleona’. Nuk ka lidhje me idiotësitë që lexohen në media të tipit, do dalin të dashurit e Bleonës, sepse siç kam thënë në intervista, të dashurit e mi janë aq sa për t’i numëruar me gishtat e njërës dorë.
Theksoj që nuk ka lidhje me këtë, por me marrëdhëniet njerëzore, si jam bërë Bleona që jam sot. Aty tregoj të gjitha vështirësitë, me çfarë jam përballur, me njerëzit që kanë dashur të më pengojnë, ose më kanë ndihmuar. Është libër për marrëdhëniet njerëzore, jo ato seksuale dhe nuk është për tregun shqiptar, por për atë ndërkombëtar.
Shqipëria është vetëm 10% në gjithë librin, madje më vjen për të qeshur kur shqiptarët bëhen ‘legjendat e mendjes së tyre’, pasi nuk e ka njeri mendjen as tek ministrat, as tek qeveria në Shqipëri. Pjesë e librit janë sheikë, miliarderë, producentë muzike dhe filmash, sigurisht edhe politikanë shqiptarë, por nuk ka lidhje me marrëdhëniet seksuale.”