Jeta Osh Qef
Home

Plas në Tiranë, qytetarët: Oligarkët po bëjnë terror mbi ne duke u futur në çdo shtëpi dhe biznes
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 03/11/2018 10:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E shtuna i ka gjetur në protestë banorët e zonës së Unazës së re në Astir, Tiranë.

Me qindra banorë kanë mbushur rrugët në mbrojtje të pronës së tyre, pasi sipas tyre shteti në bashkëpunim me privatët po i nxjerr më dhunë nga shtëpitë dhe bizneset e tyre me qëllim ndërtimin e të tjera objekteve në këtë hapësirë.

Sipas qytetarëve që kanë shkruar për JOQ.al tre ditët e fundit, përfaqësues të firmave private dhe të Ministrisë së Transporteve sëbashku me ARRSH po u bëjnë terror duke i paralajmëruar se për 2 javë gjithçka do rrafshohet për lirimin e hapësirës.

Po sipas qytetarëve, këta persona që i kanë njoftuar nuk kishin asnjë vendim në dorë, thjesht ua kanë komunikuar vendimin verbalisht duke u bërë presion.

Në thirrjen e qytetarëve për protestë shkruhet:

24 ORË GADISHMËRI
Oligarkët Salillari, Gener 2 në bashkëpunim me ministrinë e transporteve dhe ARRSH po bëjnn terror të paparë në bizneset dhe banesat përgjatë Unazës së Re. Ata hyjnë në çdo biznes dhe shtëpi pa asnjë shkresë zyrtare, bërtasin, ulërasin, bëjnë presin, 50 metra nga aksi duhet të dilni nga shtëpitë, biznesi duhet mbyllë aktivitetin pa asnjë shpjegim.
Duke dhunuar derë më derë ata kanë angazhuar të gjithë arsenalin e horrave në bashkëpunim duke përfshirë edhe punonjësit e shteti.
Ju ftojmë në protestë paqësore ta dinë mirë se jemi në shtëpitë tona dhe se prona e familja janë e shenjtë.”