Jeta Osh Qef
Home

Nëse nuk keni një punë të garantuar, këto janë qytetet më të mira për të punuar dhe jetuar
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 08/11/2018 15:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të jesh punonjës freelance mund të jetë çliruese. I zgjedh vetë oraret, çfarë dëshiron të bësh si edhe pagesën për orë pune.

Megjithatë do të thotë gjithashtu se puna nuk është gjithnjë e garantuar dhe mund të bëhet e vështirë kur të duhen para për të paguar faturat.

Platforma holandeze për punët freelance, Hoofdkraan.nl, ka publikuar një raport që tregon qytetet më të mirë në botë për të punuar si freelancer, nisur nga 23 faktorë në 117 qytete.

9. Vankuver, Kanada

Qytet që është tërheqës për freelancer-at për shkak të cilësisë së lartë të jetesës.

8. Bratislava, Sllovaki
Ka normat më të ulëta të taksave nga të gjithë qytetet e tjerë në listë dhe ka një kosto të ulët jetesë duke e bërë një vend parësor për ata që nuk kanë të ardhura të garantuara.

7. Marsejë, Francë
Ky qytet siguron të gjitha komoditetet për jetë sociale të lulëzuar, por gjithashtu ka shumë mundësi për freelancer-at për të punuar.

6. Bristol, Angli
Qyteti perëndimor i Anglisë është pranë Londrës, është i sigurt dhe ka shumë vende nga ku të punosh. Ka gjithashtu cilësi më të mirë jete dhe është më i lirë se Londra.

5. Nju Orlins, ShBA
Thuhet se qyteti ka një nga vlerësimet më të larta për cilësinë e jetës dhe ka gjithashtu jetë nate fantastike për vendasit.

4. Las Palmas, Gran Kanarie
Mot fantastik, afër plazhit dhe natyrës.

3. Sevilje, Spanjë
Kostoja e ulët e jetesës dhe moti i mirë e ndihmojnë qytetin spanjoll të renditet thuajse në majë të klasifikimit, duke qenë se njerëzit mund të qëndrojnë për më gjatë dhe më pak para.

2. Majami, ShBA
Qyteti bregdetar thuhet se është një nga më të mirët për cilësinë e jetës si edhe ka interneti më të shpejtë me 80 MB/s.

1. Lisbonë, Portugali
Interneti i lirë dhe i shpejtë është domosdoshmëri për këdo që punon larg. Është nga më të shpejtët në Europë, si edhe punëtorët mund të gëzojnë duke qëndruar pranë plazhit gjatë kohës së lirë.

JoeClarkeBristolphotographerCliftonSuspensionBridgesunsetHDR