Jeta Osh Qef
Home

Sëmundja i merr djalin e vetëm, ish-infermierja ia lë gjithë pasurinë spitalit ku punonte
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 13/08/2018 16:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Humanizmi është një gjest që jo shumë njerëz e kanë pikë të fortë dhe prandaj janë gjithnjë e më të rrallë të tillë persona.

Rasti i një ish-infermiere ka marrë vëmendjen e mediave të shtetit fqinj, pasi është vlerësuar si i rrallë.

Maria Bologna është një ish-infermiere në Trieste, ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare pa asnjë të afërm pranë, pasi edhe djali i vetëm i kishte vdekur para disa kohësh, dhe të gjithë pasurinë e saj ia kishte lënë spitalit ku ka punuar gjithë jetën.

Trashëgimia e saj kapte vlerë e 600 mijë eurove dhe me anë të tyre, spitali do të ndërtojë një dhomë të re veshjeje për personelin, do blejë mobilje dhe pajisje për vendin e ri të imunotransfuzionit dhe për qendrën e vetme të administrimit të ilaçeve kundër tumoreve, si dhe do të modernizojë mensën dhe hyrjen.

Ish-infermierja, Maria Bologna, ndërroi jetë në vitin 2017-të, por vetëm disa muajsh burokracish, së fundmi spitali i Triestes arriti të marrë trashëgiminë e lënë nga ish-punonjësja e tyre, ku dha edhe llogari për mënyrën e shpenzimit në projekt planin e vitit 2018-2020.

Burimi: Today 
Përshtati: JOQ.al