Jeta Osh Qef
Home

Viagra mund të jetë kura e re e mrekullisë për verbërinë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/08/2018 15:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mund të duket si e vështirë për t’u besuar, por Viagra mund të rikthejë shikimin tek të verbërit.

Testet tregojnë se pilula kundër impotencës mund të ndalojë humbjen e mëtejshme të shikimit për pacientët që kanë filluar ta humbasin dhe madje mund të riparojë edhe dëmet që tashmë janë bërë.

Studimi dyvjeçar i udhëhequr nga shkencëtarët në Universitetin e Columbia-s në Nju Jork sugjeron se pilulat e vogla blu mund të ndalojnë degjenerimin makular të moshës, ose AMD, në gjurmët e tij të para.

Gjatë studimit të kryer, 5 pacientëve të moshuar me AMD iu dhanë nga dy pilula Viagra çdo ditë për dy vite rresht.  Rezultatet treguan se medikamenti përmirësoi shikimin e një prej të moshuarve ndërsa 4 të tjerët u shëruan plotësisht.

Hulumtuesit u shprehën:

Viagra ofron potencial të rëndësishëm për mbajtjen dhe rimëkëmbjen e shikimit. Është e dukshme që pacientët kanë mbetur  në gjendje të qëndrueshme dhe kanë një përmirësim të ndjeshëm në shikim."