Jeta Osh Qef
Home

Veliaj del blof edhe me çiftin nga Tirana, fotot e tradhëtojnë kryetarin e bashkisë
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 13.02.2018, 19:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
I mbani mend fotot e djemve që "përuronin" stolat në Sheshin "Skënderbej" që Erion Veliaj i paraqiste si qytetarë të thjeshtë, por në fakt ata ishin militantë të përfshirë në strukturat e PS-së?

Epo, thuajse një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe me një çift që bashkia ke vendosur se është përfitues i kredisë së butë për çiftet e reja.

Fjala është për Adela dhe Albi Osmanin që duken një çift i zakonshëm dhe të panjohur deri në momentin që Veliaj i ka ekspozuar.

27867210_10156186718786926_6092651143472974317_n Veliaj, Adela dhe Albi Osmani.

Të dy ata, Adela dhe Albi, e kanë mikpritur në shtëpinë e tyre të re kryebashkiakun. Pas qerasjeve të planifikuara, Veliaj ka dhënë sinjalin për fotot e zakonshme dhe ja ku i kemi: të gjithë të gëzuar, të gjithë të lumtur!

Në albumin e fotove në Facebook, Erion Veliaj shkruan:

Urime për shtëpinë e re! Një mikpritje tepër e ngrohtë në strehëzën e re të çiftit Adela dhe Albi Osmani, të cilët përfituan nga programi i kredisë së butë vitin e kaluar."

27657914_10156186718861926_8486900350757980961_n

Ky është episodi i parë, i një planifikimi të imtësishëm. Episodi i dytë ndodhi rreth 15 ditë më parë në një tjetër familje.

Erion Veliaj niset drejt rrugës së shtëpisë së re të Arditit dhe Blerinës për të promovuar një punë tjetër të arritur: kredinë e butë dhënë familjes Kaçi. Edhe këtu ekspozimi i tyre është i detyruar, shkruan "Hashtag.al"

Erion Veliaj shkruan për ta:

Tak-tak, hape derën! Tek Laiza dhe prindërit e saj shembullore Ardit dhe Blerina në shtëpinë e tyre të re, falë programit te Bashkia Tiranë për kreditë e buta. Arditi dhe Blerina janë jo vetëm prindër shembullorë, por edhe veterinerë mjaft të zotë!"

Çfarë i lidh dy episodet është një fakt i vërtetuar: Erion Veliaj i njihte më përpara.

Një gjest krejt spontan i të zotërve të shtëpisë përfituar me kredi të butë, ardhur ndoshta nga gëzimi i madh i një shtëpie të re, zbulon krejt padashur njohjen e Veliajt me familjen Kaçi. Siç shihet nga fotoja që familja mbante të printuar në shtëpinë e saj, Veliaj kishte ekspozuar vajzën e tyre në një foto të hershme, teksa e mbante në park.

erionveliajstrehim22

Ndërsa njohja me çiftin e parë është edhe më e fortë. Nga një hulumtim i Genc Sejkos, Albi Osmani rezulton të ketë qenë nën shoqërinë e Veliajt para përfitimit të kredisë, siç e tregojnë fotot që ju shihni. Momente miqësore, a nuk ju duken? Nën shoqërinë e Veliajt shfaqet edhe në dy momente të tjera; gjatë emisionit ‘Dritare’ të Rudina Xhungës dhe në një bar, duke tokur grushtat.

erionveliajmiku

Por një njohje, njësoj të fortë, partnerja e Albit ka patur edhe me kryeministrin e vendit: Edi Ramën. Në po të njëjtën festë me Veliajn, në qershor të vitit të kaluar, Adela Osmani ka kaluar një mbrëmje interesante te një nga bar-restorantet e Tiranës, pas shpatullave të së cilës qëndronte kryeministri.

Duke iu referuar Edi Ramës, Adela Osmani shkuan:

Pas festës me shefin."

erionveliajpark3

Mirëpo në disa foto të tjera rezulton se çifti i ri Albi dhe Adela Osmani kanë shëtitur botën: Venecia, Paris, Barcelonë, Kroaci, etj etj.

albiadelaosmani2

Por… kreditë e buta janë të destinuara për çifte të reja, në vështirësi ekonomike dhe që nuk mund të përballojnë kredi me interesat normale të bankave.

Këto janë faktet e para të një procesi (dhënie kredie të butë) të dyshuar si të kompromentuar dhe plot favorizime personale te të rinj, të cilët Veliaj i ka mbështetës.