Jeta Osh Qef
Home

Futën drogë në kutitë postare, trafikantët shqiptarë habisin policinë me mendjemprehtësinë e tyre
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur me një sasi droge që do transportohej për në Angli.

Mbi 29-vjeçarin me iniciale K.N dhe 37-vjeçari me iniciale K.G rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Media italiane “Roma Today”, shkruan se shqiptarët u kapën në Romë dhe mënyra që kishin menduar për të transportuar drogën ishte e veçantë.

Ata do i transportonin pakot e drogës me anë të agjencie private postare duke i shpëtuar kështu kontrollit të policisë.

Policia mundi të zbulonte 5 pako me marijuanë të mbështjella bukur dhe me anë ët kamerave të sigurisë bënë të mundur identifikimin e shqiptarëve.