Jeta Osh Qef
Home

Kryetari i AKEP favorizon vetëm kompaninë “Albtelecom” dhe shkel regullat ligjore
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës i bën thirrje AKEP që të mos miratojë në mënyrë të fshehtë dhe të pa konsultuar vendimin që favorizon "Albtelecom" duke penalizuar dy kompanitë e tjera celulare në vend.

Në reagimin e saj, MIE (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës) thekson se nuk mund të merret asnjë vendim i tillë pa u konsultuar më parë dhe mbi të gjitha pa marrë parasysh faktin që duhet të respektohet konkurrenca e ndershme në treg.

Ministria përgjegjëse për sektorin e telekomunikacionit ka deklaruar:

Do të ndjekim me kujdes situatën që çdo rregullim i këtij tregu të jetë në përputhje me politikat e zhvillimit, në mbështetje të interesit publik dhe nxitjes së investimeve përmes zhvillimit të konkurrencës së ndershme."

Por, Ministria e Infrastrukturës s’do ta lërë me kaq, por do ta monitorojë këtë proces.

Ajo shkruan:

Referuar interesimit mbi raportimet e ditëve të fundit në media mbi rregullimin e tarifave të interkonjeksionit në tregun celular, sqarojmë se AKEP është një institucion rregullator i pavarur për tregun e komunikacioneve elektronike që raporton në Kuvend për aktivitetin e tij.
Detyrat dhe kompetencat e AKEP janë të përcaktuara në ligjin për komunikimet elektronike. Ky ligj garanton që çdo procedurë dhe vendim rregullator i AKEP-it, sikurse dhe çështja në fjalë kalon përmes procedurës së konsultimit."

MIE ka sqaruar se AKEP është një institucion rregullatori i pavarur për tregun e komunikacioneve elektronike dhe raporton në Kuvend për detyrat e tij, ndaj dhe detyrat e kompetencat e tij janë të përcaktuara në ligjin për komunikimet elektronike.

Por, çfarë po bën kryetari i AKEP, Ilir Zela?

Ai po përpiqet të miratojë një vendim që bie ndesh me rregullat dhe kompetencat e tij. Ky vendim kërkon të diferencojë zbatimin e masës rregulluese të mos diskriminim në tarifat me pakicë të thirrjeve "on net" dhe "of net" për "Albtelecom" dhe dy operatorët tjerë "Vodafone Albania" dhe "T-mobile".

AKEP kërkon t’ja heqë këtë detyrim "Albetelecom" duke filluar nga data 1 prill e këtij viti.

Pra, në këtë mënyrë duke synuar miratimin e këtij vendimi, kryetari i AKEP, Ilir Zela, po shkel disa rregulla.

Shkeljet e AKEP të publikuara nga "Intv Albania":
-Shkelen rregullat e tregut
-Shkelet konkurrenca e lirë
-Shkelen rregullat ligjorë dhe financiarë.