Jeta Osh Qef
Home

Zarf i dyshimtë në vilën e djalit të Donald Trump, nusja e Presidentit në spital
Nga: L.Çela | Publikuar më: 13.02.2018, 18:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nusja e presidentit amerikan, Vanessa Trump, u dërgua në spital pasi hapi një zarf që përmbante pluhur të bardhë.

Letra ishte nisur në adresë të Donald Trump Jr, djalit më të madh të Presidentit amerikan  , në apartamentin e tij në Manhatan.

Nusja e Trump dhe dy punonjëset e saj ranë në kontakt me pluhurin dhe u dërguan menjëherë në spital.

Zarfi dyshohet se mund të jetë lëndë helmuese, kjo është dhe arsyeja se përse Vanesa u dërgua menjëherë në spital, ku po i nënshtrohet të gjitha analizave.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.