Jeta Osh Qef
Home

I vdekur para pallatit me plagë në kokë, kush është viktima që humbi jetën pasditen e sotme?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

1

Foto ilustruese

Një 70-vjeçar me inicialet Th. Gj është gjetur i pajetë pranë shkallës së një pallati në kryeqytet në rrugën “Shefqet Kulla”.

I moshuari kishte plagë në kokë dhe hetimet parapake tregojnë se ai është rrëzuar nga shkalla e pallatit.

Ai nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Materiali u referua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë si ngjarje aksidentale.