Jeta Osh Qef
Home

Femra nudo e makina nga më luksozet/ Si harbohen fëmijët e pasur shqiptarë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumica e të rinjve shqiptarë mezi ia dalin të nxjerrin shpenzimet e shkollës apo të mbyllin muajin, por fëmijët e pasanikëve nuk kanë pse ta "vënë ujin në zjarr" për asnjë nga këto probleme.

Ata shfaqen gjithnjë të veshur me markat më të fundit dhe duke "shitur mend" me makinat më të shtrenjta.

Për një vend të varfër si Shqipëria, fenomene të tilla duket se janë tejet të pazankonta dhe nuk u kanë shpëtuar as syrit të mediave ndërkombëtare.

Megjithatë të shumta janë edhe faqet në Instagram, që u bëjnë bujë pasanikëve shqiptarë.

Fotot e fundit të postuara nga “Rich Kids of Albania" tregojnë se të rinjtë "e lindur me këmishë" nuk ua kursejnë vetes dëshirat e shtrenjta.

Në këto pamje shihen sesi argëtohen ata, mes makinave luksoze, parave të shumta dhe pushimeve në vende të ndryshme të botës.