Jeta Osh Qef
Home

Me gjoks jashtë dhe veshje tepër provokuese, 34-vjeçari nuk njihet me ndryshimet e fundit
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e njohin njeriun "kukull", i cili së fundmi ka pësuar një ndryshim mahnitës në mbështetje të fushatës gjinore të fluiditetit (rrjedhshmërisë).

Rodrogo ka marrë nofkën "Jessica Alves" për setin e ri të fotografive për revistën "Femme the Man".

I veshur si për PlayBoy, njeriu i cili ka shpenzuar rreth 600 mijë paund me operacione plastike nuk duket aspak si mashkull.

Përpjekja për të ripërcaktuar se si shoqëria pret që njerëzit të vishen dhe të sillen në bazë të anatomisë fizike, si dhe të mbështesin burrat që ndihen të paaftë për të shprehur veten, ylli sfidues vishet me korse të kuqe, jelek prej lëkure të ngushtë, paruke bionde, veshë lepuri e të tjera detaje si këto.

Duke shfaqur të dy anët e tij mashkullore dhe femërore, Rodrigo gjithashtu paraqiti një imazh në një këmishë mëndafshi, pantallona, ​​xhaketë sportive me lule të cilat priteshin nga korseja provokuese.

Fushata synon të thyejë tabunë rreth rrjedhshmërisë gjinore dhe ta normalizojë atë për të tjerët.

Rodrigo ka thënë:

Gjermania është i vetmi vend që ka ligje vende për të mbështetur dhe mbrojtur ata që dëshirojnë të shprehin veten ashtu siç ndjehen. Në Gjermani mësimdhënësit përdorin përemrat neutralë gjinorë në shkolla, gjithashtu kanë ligje të barazisë në vend, prandaj unë e kam zgjedhur Gjermaninë si vendin e parë ku do transmetohet dokumentari im."