Jeta Osh Qef
Home

Reshje bore e shiu në gjithë vendin, sinoptikanët: Çfarë na pret në vijim
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë përfshirë vendin tonë ditën e sotme, ndërsa meteorologët parashikojnë se vendi do vazhdojë të jetë i ndikuar nga masat ajrore të ftohta.

“Meteoalb” bën me dije se reshjet do të pakësohen, por do të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit.

Parashikimi:

Mbetet me reshje me intensitet mesatar dhe rrallë-herë intensitet të lartë deri në mbrëmje ndërsa reshjet e dëborës gjatë pasdites dhe mbrëmjes përfshijnë të gjithë zonën malore. Gjatë natës reshjet pakësohen ndjeshëm në Veri dhe Qendër por mbeten prezente në ekstremin Jugor edhe orët e para pas mesnatës. E mërkurë, sërisht me reshje të pakta në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në Jug dhe Qendër.

Temperaturat do të vijojnë të ulen me 2 – 3°C gjatë mëngjesit por mbetne thuajse konstante gjatë mesditës.

bora-Kosova