Jeta Osh Qef
Home

71 të vdekur, zbulohet shkaku i rrëzimit të avionit në Malet Urale
Nga: L.Çela | Publikuar më: 13.02.2018, 16:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Rrëzimi i një avioni me 71 pasagjerë ka tronditur Moskën, ndërkohë që familjarët po mbajnë homazhe në kryqyeteti rus duke vajtuar për të afërmit që u shuan në tragjedi.

Komiteti rus i aviacionit ka dhënë ditën e sotme edhe arsyen zyrtare të rrëzimit të papritur të avionit, duke vrarë të gjithë pasagjerët që ndodheshin në bord.

Sipas hetuesve, pilotët humbën kontrollin për shkak të shpejtësisë së jashtëzakonshme, pasi sensorët ishin ftohur.

"BBC" shpjegon se prishja e sensorëve mund të kenë treguar të dhëna të gabuara të shpejtësisë, duke bërë që pilotët të ecnin shumë më shpejtë sesa normat e lejuara.

Theksojmë se avioni i "Saratov Airlines" u rrëzua pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Mosodës paraditen e së dielës.

Pasi u zhduk nga radarët, avioni u përplas malet Urale duke vrarë në vend 71 persona.

Më shumë se 700 forca speciale janë të përfshirë në operacionin e kërkimit, duke luftuar me të ftohtin dhe borën e thellë.