Jeta Osh Qef
Home

Iu bashkua xhihadistëve, shqiptari vritet në betejën e përgjakshme të ISIS-it
Nga: L.Çela | Publikuar më: 13.02.2018, 15:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
338722

Një tjetër shqiptar nga Kosova është shuar ditën e sotme në betejën e përgjakshme të Shtetit Islamik në Siri.

Tashmë numri i shqiptarëve të vrarë në betejën e xhihadistëve ka shkuar në 76 .

Lajmin për vrasjen e Betim Ibrahimaj, e ka dhënë vetë bashkëshortja e tij, e cila ka telefonuar prindërit e tij për tu thënë se i biri kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, policia e Kosovës bën me dije se viktima ishte Komuna e Istogut.

Betimi nuk ishte i vetmi, pasi vetëm disa ditë më parë u njoftua se një tjetër shqiptar nga Kosova ishte vrarë në Siri.

Ndërkohë përmes një deklarate, policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e tij duke thënë se:

 Policia e Kosovës, nga burimet të ndryshme ka informacione lidhur me vrasjen e këtij personi, mirëpo referuar situatës në zonat e konfliktit, policia nuk posedon ndonjë dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen e tij”.