Jeta Osh Qef
Home

Vera e rrallë që konsumonin Ilirët
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.02.2018, 15:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nga MARIN MEMA

Një nga përshkrimet më interesante për Ilirinë e sjell filozofi dhe mendimtari i madh i lashtësisë, Aristoteli. Përmes tij rijetëzohen elementë pak të njohur, e mjaft tërheqës.  Megjithatë një prej tyre mbetet absolutisht më i veçanti.

Në veprën “De Mirabilibus Auscultationibus”, Aristoteli mes të tjerash shkruan edhe për verën e mjaltit si një traditë e vjetër e fisit të Taulantëve. Ai përshkruan në mënyrë të detajuar të gjithë procesin sesi realizohej kjo pije e famshme e antikitetit.

1

Ilirët e quajtur Taulantë bëjnë një verë nga mjalti. Pasi i shtrydhin hojet mjaltit, i hedhin ujë dhe e ziejnë në kazan derisa të mbetet gjysma. Këtë e hedhin në enë prej balte dhe e lënë sa mbetet gjysma tjetër. Pastaj lëngun e hedhin në enë prej druri. Këtu thonë se e lënë të fermentohet për një kohë të gjatë dhe bëhet si verë e ëmbël dhe e fortë. Kurse tani thonë se ajo bëhet edhe në disa vende te Helladës dhe e tillë që nuk ndryshon aspak prej verës së vjetër, aq sa ishte a pamundur për kërkuesit ta dallonin.”

Në fakt në lashtësi vera e mjaltit kishte një vend të veçantë në mitologjinë greke, romake, egjiptiane etj. Shpesh historianët, studiuesit, arkeologët nga vende të ndryshme të botës janë përballur në përpjekje për ta lidhur këtë traditë ekskluzivisht me popujt e tyre. E megjithatë, Aristoteli e konsideron qartazi si një mrekulli të Taulantëve.

2

Pra, nëse vera e mjaltit ishte kaq e përhapur siç kanë pretenduar e pretendojnë shumë historianë të huaj, përse Aristoteli përmend shprehimisht atë ilire dhe jo p.sh. atë romake, kelte e shumë qytetërimeve të tjera. Sipas tij, edhe banorët e Helladës e kanë marrë më pas këtë traditë. Nxënësi i shquar i Platonit, i njohur për veprimtarinë e tij të gjerë shkencore, historike, letrare e politike, nuk nxitohej në atë që shkruante, ç’ka do të thotë se bazat e tij ishin të forta në lidhje me këtë çështje.

3

A është kjo esenca apo pija e ëmbël me veti kuruese, të cilat mjaltit i njihen shkencërisht, që përdorej nga zotat në Olimpin e Lashtë? Homeri shkruan shpesh për gostitë e Perëndive të Olimpit ku pihej Ambrosiana. Nëse i referohemi Aristotelit, a mos ndoshta zotat pinin në fakt verën e mjaltit ilire që vetëm më pas u prodhua ne zonat e Helladës? Faktet janë kokëforta e ato vijnë përmes vetë këtyre autorëve antikë./JOQ.al

4