Jeta Osh Qef
Home

Policët bashkiakë i marrin bananet për t’i ngrënë, e moshuara i ndjek pas: Më jepni lekët
Nga: D.Cani | Publikuar më: 13.02.2018, 15:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Fushata për të kapur “kriminelët” që shesin rrugëve për të siguruar bukën e gojës, duket se është zhvendosur në të gjithë Shqipërinë.

Janë të shumta raportimet që vijnë në redaksinë e JOQ.al, ku çdo ditë shihet qartë “terrori” që ushtrohet mbi qytetarët.

Mirëpo, një video tjetër ka mbërritur ditën e sotme nga Korça.

Policët bashkiakë afrohen pranë një zonje që po shet banane dhe duke qenë se janë vetë “shteti”, i rrëmbejnë bananet dhe largohen pa paguar.

Gruaja e gjorë u shkon nga pas, por më kot...

Skena është filmuar nga një qytetar i cili shkruan për JOQ.al:

Kur policit i shkon mendja për banane, por nuk paguan se është shteti vetë. Video është bërë sot në Korçë, ku polici i rrëmbeu bananet dhe për vete e për shefin dhe zonja e shkretë i ndiqte për të marrë 500 lekëshin"