Jeta Osh Qef
Home

Fieraku pjesë e hakerave që "kontrollojnë" botën, 43 mln karta krediti në "duart e tij"
Nga: L.Çela | Publikuar më: 13.02.2018, 14:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Capture

Ishte pjesë e një të madh hakerash të shpërndarë në mbarë botën, por Aldo Ymeraj ka rënë ditën e djeshme në prangat e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Fieraku dhe 36 hakera të tjerë janë akuzuar për krime kibernetike  që i ksihin shkaktuar qeverisë amerikane më shumë se 530 milionë dollarë dëm.

25-vjeçari ishte pjesë e një rrjeti të sofistikuar që shisnin të dhëna të vjedhura të kartave të kreditit.

Pjesë e këtij grupi ishin edhe dy qytetarë të tjerë nga Kosova, Besart Hoxha, 25-vjeç dhe Liridon Musliu, 26-vjeç.

Sipas "USA Today" grupi i fuqishëm i hakerave është krijuar në 2010 nga një 34-vjeçar ukrainas që blinte e shiste karta krediti, llogari bankare të vjedhura dhe sigurime shoqërore.

Ky forum kishte 11 mijë anëtarë që kishin vënë në shënjestër 43 milionë karta krediti karta dhe llogari bankare në gjithë botën.

Anëtarët nuk ishin takuar me njeri-tjetrin por kishin njohje virtuale në forum.

Në akuzën e Departamentit amerikan të Drejtësisë thuhet se grupi punonte nën moton “In fraud we trust” (Ne besojmë në mashtrim) një lojë fjalësh me mbishkrimin në bankënotat e dollarit amerikan (In God we trust).