Jeta Osh Qef
Home

Lindi në shtëpi, vdes foshnja e në gjendje të rëndë nëna në Tiranë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.02.2018, 14:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
cats

Foto ilustruese

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur këtë të martë me shi në kryeqytet.

Një grua e moshës 40-vjeçare ka sjellë në jetë në banesën e saj foshnjën që mbante prej muajsh në bark. Gruaja nuk ka mundur të shkojë në spital për të lindur beben.

Si pasojë, dyshohet se gjatë  lindjes gruaja ka patur komplikacione dhe për pasojë, aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën. Fatkeqësisht, i sapolinduri nuk ka mundur të mbijetojë.

Të dy janë dërguar në spital. Gruaja dyshohet se vuan nga çrregullimet mendore.