Jeta Osh Qef
Home

12.000 euro gjobë, kush është kolegji i njohur që kishte vendosur kamera në tualet
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

maxresdefault

Vendosi kamera edhe në tualet, por një kolegj i njohur me filiale si në Tiranë ashtu dhe Prishtinë, duket se është gjobitur me miliona lekë.

Pas një inspektimi në ambientet e shkollës në Prishtinë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka njoftuar sot se e ka dënuar kolegjin "Mehmet Akif" me 12.000 euro.

Masa e ashpër erdhi pasi kolegji u akuzua për shkelje të privatësisë përmes vëzhgimit me kamera.

Zyrtarët e agjencisë vunë re gjatë inspektimit se i gjithë ambienti i kolegjit ishte i "blinduar"  me kamera, të cilat ishin vendosur madje edhe në tualet.

Gjykata vendoset se këto ishin ambiente ku nuk lejohet instalimi i kamerave, sepse nuk konsiderohet e nevojshme për sigurinë e nxënësve.