Jeta Osh Qef
Home

Quajti të atin “bastard”? Ermal Meta ka dy fjalë për gazetarët shqiptarë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është përfolur shumë për marrëdhënien e tij me të atin dhe përgjithësisht është thënë se Ermal Meta është dhunuar nga prindi i tij, e madje, edhe e ka quajtur atë bastard.

Mirëpo, siç duket, gjërat nuk janë aspak kështu, ndaj ka qenë vetë ai që ka reaguar sot në lidhje me këtë temë delikate.

Ermali u ka kushtuar dy rreshta gazetarëve shqiptarë, teksa thotë se të atit nuk i thotë "bastard" dhe për më tepër, sqaron se kënga në Sanremo është bërë kundër terorizmit.

Ai shkruan:

Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:
Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.
Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.
Falemnderit për vëmëndjen.
Ermal Meta