Jeta Osh Qef
Home

I dogjën makinën, biznesmeni josh autorin: Të jap 10-fishin, më thuaj kush të porositi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edi Alikaj është biznesmeni nga Vlora, të cilit ditën e djeshme i dogjën automjetin e parkuar pranë me shtëpinë. Ai deklaroi se nuk e di kush është autori i kësaj ngjarjeje, ndërsa përmes një statusi në Facebook bën me dije se kishte në plan ta ndërronte atë makinë.

Megjithatë, duke u ndier i kërcënuar nga persona që arritën të vënë dorë kaq afër tij, Edi bën një thirrje për personin që dyshohet se është paguar për të bërë këtë punë.

Ai shprehet se do t’i japë 10-fishin e asaj që e kanë paguar për të bërë këtë punë dhe se do ta ketë mik për kokë, nëse i tregon se kush ka qenë porositësi.

Reagimi i plotë i Edi Alikaj:

Kisha vendosur ta ndèrroja.
Tani mè duhet ta ri-bèj sepse jo vetèm u dogj pèr mua, por edhe mè tregoi se deri tek ajo mund tè afrohen.
Pèr afeksion do ta mbaj.
Shyqyr Zoti pati dèshmimtar qè vèmendjen ua tèrhoqi çakmaku qè ndezi benzinèn. Policia e Zjarrèfikèsit ndèrhyn me shpejtèsi duke kufizuar edhe dèmet. Herèt a vonè do dali si e qysh?!
Po njè apel kam pèr atè fukara qè hodhi benzinèn. Pèr atè qè pèr pak shpèrblim, èshtè shfrytèzuar nga tè tjerè.
Gjej mènyrèn, e mè bèj tè ditur kush….(?!)
10-fish do shpèrblehesh e mik do tè kem.
Çfarèdo do mè thuash do vdesi me mua.
Mos ngurro!!!