Jeta Osh Qef
Home

Vasili kap detajin dhe qesh me lot me Ramën, çfarë e bëri kaq të afërt me të?
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Petrit Vasili duket se është zgjuar i ngazëllyer për të ironizuar kryeministrin Edi Rama këtë të martë.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Facebook ka folur për teatrin që Rama prenton se do të bëjë.

Vasili i kujton Ramës Kinema Republikën, një investim që nuk mbaroi asnjëherë që prej kohëskur ishte kryetar Bashkie.

Mesa duket, Vasili nuk beson se Rama do ta ndërtojë teatrin dhe me ironi shprehet:

 Ishalla mbaron sa të jemi gjallë se ky të genjen edhe përtej vdekjes".

Statusi ironik i Vasilit:

Ha ha ha Kryeministri thote do beje teatrin!!!
Une si qytetar i vjeter i Tiranes po pres me padurim te mbaroje Kinema Republika, qe na premtoi ky kryeminister kur ishte kryetar bashkie 15 vjet me pare.
S’ka mbaruar akoma,ishalla mbaron sa te jemi gjalle se ky te genjen edhe pertej vdekjes.

vasili