Jeta Osh Qef
Home

Vrau prostitutën e nisi një jetë të re, si u zbulua Erjoni nga belgët dhe reagimi i gruas së tij
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.02.2018, 11:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
cats

Duket si një ngjarje e pazakontë ajo që i ka ndodhur një shqiptari, i cili ka përdorur identiteti të dyfishtë dhe është dënuar me 23-vite burg në Itali.

I riu shqiptar i njohur si Erjon S., pasi ka marrë dënimin në Itali, për vrasjen e një vajze, është kthyer në Belgjikë, ku ka nisur një jetë të re, me një identitet të rremë.

Mediat belge shkruajnë se shqiptari është dënuar në vitin 2000 në Itali, për vrasjen e një prostitute. Ai ka rënë në pranga për herë të parë në vitin 2015, teksa kërkonte azil në Belgjikë, sërish me emër të rremë.

Pas hetimeve të shumta, u zbulua e shkuara e tij kriminale dhe Erjoni u kthye në Itali për t'iu dorëzuar autoriteteve italiane.

Në vitin 2000, Erjon S. së bashku me dy shqiptarë të tjerë Robert Z. dhe Fatmir V. vranë një prostitutë nga Amerika Jugore. Dy muaj më vonë, policia italiane arriti të identifikonte autorët e dyshuar.

Në prill të vitit 2003, gjykata italiane e dënoi në mungesë Erjon S. me 23 vjet burg. Pas 17 vitesh në arrati, ai u arrestua në qytetin Wervik në Belgjikë.

Aty krijoi jetën nga e para, u martua dhe bëri tre fëmijë. Por, pavarësisht jetës së tij të dyfishtë, policia belge mundi ta gjente. Edhe pas arrestimit dhe zbulimit të së kaluarës së errët, bashkëshortja e tij nuk e ka braktisur.