Jeta Osh Qef
Home

Po udhëtonte me linjën Tiranë-Athinë, kush është fieraku që kishte mbushur brekët me heroinë?
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 13.02.2018, 10:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një 37-vjeçar nga Fieri nuk ka mundur t`i shpëtojë policisë ditën e djeshme në Kakavijë.

Ai ishte nisur me autobusin e linjës Tiranë-Athinë për të shkruan në Greqi, mirëpo është ndalur dhe nga kontrolli i imtësishëm i është gjendur drogë.

Këtë të fundit shtetasi Elton Ferko ka tentuar që ta trafikojë drejt shtetit helen.

Pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavijë, është dashur dhe një kontroll tjetër nga i cili është kapur 37-vjeçari.

Ky i fundit kishte fshehur në trup dy pako dhe një të tretë në çantën e dorës me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë. Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë.