Jeta Osh Qef
Home

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina kthehet me rrotat përpjetë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.02.2018, 08:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një aksident ka ndodhur gjatë minutave të fundit në aksin Tiranë-Durrës.

Automjeti është përplasur me bordurën dhe dyshohet se si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe rrëshqitjes në rrugë, është kthyer me rrotat përpjetë.

Fatmirësisht, siç raportojnë kalimtarët, shoferi, i cili udhëtonte i vetëm, ka arritur të shpëtojë me lëndime të vogla.

Ngjarja ka ndodhur në autostradë, në afërsi të Vorës. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.