Jeta Osh Qef
Home

Deklarata e liderit: I qëlloni femrat me armë në vaginë, do jenë të pavlefshme
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.02.2018, 07:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
rod

Rodrigo Duterte, lideri i egër Filipinas është kthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes mediatike, pasi ka dhënë sëfundmi një urdhër të padëgjuar më parë.

Ai ka urdhëruar që të gjitha femrat rebele të qëllohen në vaginë nga ushtarët, në vend që të vriten. Në këtë mënyrë, sipas tij, ato nuk do të jenë më të dobishme apo të vlefshme.

Lideri 72-vjeçar, tha:

U thoni ushtarëve se ka një urdhër të ri. U thoni edhe femrave rebele se ne nuk do t’ju vrasim, ne do qëllojmë në vaginë. Nëse nuk do e keni, do jeni të pavlefshme.”

Grupi i të drejtave të njeriut ka kritikuar komentet që kanë të bëjnë me femrat komuniste rebele në vend.

Carlos Conde, përfaqësues i këtij grupi në Filipine tha:

Ai inkurajon forcat shtetërore të kryejnë dhunë gjatë konfliktit, gjë që është shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare.”