Jeta Osh Qef
Home

Plas sherri në emision, Malltezi - ministrit: Po gënjen, kërko falje! Klosi: Pusho, je injorant komplet
Nga: D.Cani | Publikuar më: 12.02.2018, 23:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është përplasur mbrëmjen e sotme me kreun e Departamentit të Mjedisit, Arbën Malltezi për HEC-et mbi lumin Osum.

Të pranishëm në emisionin “Opinion” në “Tv Klan’, Klosi ka deklaruar se leja fillimisht është  firmosur nga Sali Berisha vetëm 6 ditë para se të dorëzonin qeverinë.

Malltezi e  ka akuzuar për gënjeshtër duke kaluar kështu debati në tonë të ashpra.

Debati:

Klosi: Kjo leje u firmos vetëm 6 ditë para se të dorëzonin qeverinë në 2013.

Malltezi: Është kontrata dhe jo leja, mos tregoni injorancë. Mos gënje. Prano që po gënjen. Kërko falje publikisht.

Klosi: Nuk po gënjej, po kontrata është.

Klosi: Po kontrata e firmosur nga Florian Mimaj e firmosur në 6 shtator.

Malltezi: Atëherë kontrata është leje? Përsëri injorancë.

Klosi: Fillove ti ,ooo pusho tani. Në këtë rast je injorant komplet ti.

5 (1)