Jeta Osh Qef
Home

E dashura e Florit mori hak ndaj Elvanës? Stafi i emisionit shpjegon të vërtetën
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Mon Feb 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Koncerti i këngëtares Elvana Gjata i mbajtur pak ditë më parë në Tiranë me rastin e 31-vjetorit të saj, ka ngjallur debate të shumta dhe përplasje mes artistëve të tjerë.

E sikur të mos mjaftonte debati nëse këngëtarja këndoi "live" apo "playback", në mediat rozë ditën e sotme ka qarkulluar lajmi për atë që u cilësua si "hakmarrje" e rivales së Elvanës në dashuri.

Bëhet fjalë për prezantuesen nga Kosova, Liberta Spahiu e cila është përfolur kohët e fundit për lidhjen e saj me këngëtarin Flori Mumajesi.

Flori njihet si partneri i shumë viteve i Elvanës, i cili prej disa kohësh është zhvendosur në Kosovë ku po shijon historinë e re të dashurisë.

Në emisionin e datës 3 shkurt të prezantueses Spahiu është përmendur koncerti i Elvanës, dhe kjo ka bërë që në mediat rozë të shpërthjenë lajmet se në minutazhin kushtuar asaj në emisionin "Prive", Liberta kishte thumbuar këngëtaren.

Në emision thuhej se kënga "Forever Is Over" nuk ka pasur suksesin që Elvana do të dëshironte, dhe kjo u interpretua si përshkrim i një "dështimi" për këngëtaren.

Shumë media rozë shkruan se Elvana "u sulmua" publikisht nga e dashura e re e Florit.

Mirëpo menjëherë pas qarkullimit të këtij lajmi, stafi i emisionit ka reaguar duke kundërshtuar atë që është përfolur.

Në një reagim për JOQ, gazetarët e "Prive" shkruajnë se në emision nuk janë përmendur shkaqet e rikthimit të Elvanës në Shqipëri, dhe klipi i ri që do të sjellë Elvana është cilësuar si fantastik.

Reagimi i plotë:

Stafi i emisionit Prive demanton shkrimin ne media online per faktin se portretizon nje situate te paqene. Emisioni Prive ne puntaten e 3 Shkurtit, ne asnje moment nuk eshte leshuar ne konstatime mbi shkaqet e rikthimit te Elvanes me koncert. Tutje, ‘3 EP’ eshte konsideruar dhurate per miqte dhe fansat e madje ne raportim, klipi i ri i Elvanes qe publikohet se shpejti eshte cilesuar fantastik. Emisioni Prive dhe raportimet e tij nuk jane dhe s’do jene asnjehere arene perballjesh ne tentim per te nxjerre senzacion te rrejshem klikor apo per shitjen e tirazhit te suplementeve roze."

Kujtojmë që para se Liberta të bëhej e dashura e Florit, ishte shoqja e Elvanës nga miku i përbashkët Valdrin Sahiti. Nga ana tjetër prej kohësh përflitet për lidhjen e prezantueses me Flori Mumajesin. Dyshja nuk ka dalë publikisht, por as nuk ka mohuar lidhjen.