Jeta Osh Qef
Home

Fsheh lodrën e seksit në çantën e të birit, ajo që ndodh në aeroport e turpëron keq
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 12.02.2018, 16:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një i ri i cili po udhëtonte së bashku me babanë e tij është përballur me një situatë qesharake dhe video e tij po bën xhiron e rrjetit.

Babai i tij i kishte futur një lodër seksi rreth 30 cm në çantën e tij, para se objekti të zbulohej nga policja e sigurisë së aeroportit.

Ngjarja komike ka ndodhur në New Orleans, ku djali së bashku me prindërit ndodhej në aeroport dhe po bënte kontrollin e çantës. Por ndërsa oficerja e policisë po i nxirrte një nga një gjërat e tij, ka nxjerrë një lodër seks dhe një lubrifikant.

Këtë skenë e ka krijuar babai i djalit, i cili fshihej pas kësaj loje. Ted Andressen dëgjohet teksa qesh në videon e mëposhtme.

Ai e ka filmuar të birin, ndërsa të gjithë kanë shpërthyer në të qeshura.

Videoja është postuar në internet dhe është kthyer virale, duke u shpërndarë më shumë së 446 mijë herë.