Jeta Osh Qef
Home

I zhvesh lakuriq dhe u mëson të bëjnë Yoga, kjo mënyrë po "çmend" të gjitha femrat në botë
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 12.02.2018, 16:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Teknikat e të bërit Yoga janë të shumta. Gjithnjë e më shumë zbulohen ushtrime të ndryshme ku mësuesit e këtij lloj sporti zotërojnë dije që bashkojnë trurin me trupin.

Një teknik e re e të bërit Yoga e quajtur Naked është zbuluar nga një mësuese nga Perth Australi, Rosie Rees, 30 vjeç.

Teknika ka si qëllim praktikimin e këtij sporti lakuriq, ku gratë duhet të zhvishen nga veshjet.

Sipas mësueses Rosie, yoga NAKED mund të rrisë jetën tuaj seksuale, të lehtësojë stresin dhe të përmirësojë besimin e trupit.

Rosie Rees thotë:

Vetëm duke u zhveshur lakuriq mund të udhëtosh shpirtërisht".

Si fillim, mësuesja e provoi këtë sport në banesën e saj por sot ka me qindra gra që praktikojnë lakuriq këtë sport në SHBA.

30-vjeçarija tha:

Kur u përpoqa të bëja praktikën e yoga-s pa rroba, së pari në dhomën time dhe pastaj në oborrin e shtëpisë, isha e tronditur sa kritika dhe gjykime do të merrja për trupin tim. Nuk më pëlqenin plagët e ndryshme në trup, rrotullat e yndyrës në bark dhe celulitin që kisha. Por, gjithashtu ndihesha e çliruar dhe e lirë".