Jeta Osh Qef
Home

Tenori i njohur bashkohet me aktorët: Një grua e çmendur s’mund të marrosi artin e vërtetë
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 12.02.2018, 15:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
page

Zhvendosja e Teatrit Kombëtar në godinën multifunksionale “Turbina” si dhe projektligji i ri për artin dhe kulturën, ka bërë që artistët të reagojnë ashpër kundër Ministrisë së Kulturës.

Pak ditë më parë ministrja Mirela Kumbaro tha se bashkë me Veliajn po studiojnë opsionet për shfrytëzimin e ambienteve të Teatrit Kombëtar deri në finalizimin e një projekti për Teatrin e Ri.

Artistët janë skeptikë se pas dëbimit të tyre nga Teatri Kombëtar fshihet një plan për ndërtimin e një kulle shumëkatëshe ku mund të integrohet edhe salla e Teatrit.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe tenori i njohur Agim Hushi, i cili mbështet kolegët dhe miqtë e tij për nismën që kanë ndërmarrë dhe u kërkon atyre të mos thyen nga asnjë kërcënim apo çmim.

Përmes një statusi në Facebook, Hushi e konsideron ministren dhe qeverinë të çmendur që kërkojnë të marrosin shpirtin e një populli dhe të artit të vërtetë.

Tenori Hushi u largua nga Shqipëria në gusht të vitit të kaluar duke deklaruar se nuk ishte krenar që fliste gjuhën e hajdutëve dhe maskarenjve që kanë kapur prej gryke shqiptarët dhe artin.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

Me se fundmi ata po flasin!

Po bashkohen dhe po mbeshtesin kauzen e tyre te neperkembur, teatrin e tyre, shtepine e tyre te artit; jeten e tyre!

Megjithse heshten ato dite kur me fyen mua kolegun e tyre dhe makina e pushtetit prodhoi me urdher mallkimin tim pse quajta hajdute ata qe kan zene per fyti atdheun qe po na perze te gjitheve!

Ngriti hordhite e puthadoresve pse thash qe me vjen turp qe flas dhe une gjuhen e tyre: hajduteve, maskarenjve me hunde te bardhe, antiartisteve dhe antishqiptareve.

Me quajten tradhetare se fola hapur dhe me ze te larte, me dhimbjen e ikjes!

Foli aq bukur Ndrenika, Asqeriu, Anila Bisha…

Dhe kur flasin artistet nga shpirti eshte si mallkimi i Zotit!

Shpresoj qe zeri i juaj te gjemoje me forcen e te drejtes, llogjikes dhe forces se pastertise qe karakterizon artistin dhe shpirtin e tij!

Uroj qe kjo force te kthehet ne nje ortek qe do te shkuli ate klase te deshtuar politike qe po shkaterron dhe merr nga ai popull gjithcka te vyer; dhe shpirtin e lire!

Jam me ju miqtë dhe koleget e mije!

Por bashkuhuni, mos lini tju thyejne apo tju kercenojne me asnje cmim!

Me siguri do t’ju duan te ikur dhe ju!

Nje grua apo nje qeveri e cmendur smund te marrosi shpirtin e nje populli dhe arti te vertet!”