Jeta Osh Qef
Home

Tirana “në flakë”, “pushtohet” nga makinat luksoze
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Sat Feb 10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tirana është ndezur edhe këtë fundjave në një “Car Tunning” ku morën pjesë më shumë se 20 përbindësha luksozë.

Shfaqja e makinat super luksoze ishte një event madhështor që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë kalimtarëve.

I organizuar edhe këtë herë nga faqet e njohura në Instagram për reklamimin e automjeteve luksoze të të rinjve të pasur shqiptarë, “Rich Kids Tirana”, “Horse Power Albanian” dhe “Luxury in Tirana”, “Don Bosko” është shndërruar si Monako.

Qëllimi i spektaklit përveç kënaqjes së syrit me mjete që kalojnë 100 mijë euro, është bamirësia. Ndër automjetet e pranishme ishin "Lamborghini-t" dhe "Benz-at".

Në sajë të një ankandi të zhvilluar, u shit një pikturë e realizuar nga Eneida Koka.

Piktura u ble për 80 euro nga një grup djemsh të rinj, të ardhurat e të cilës shkuan në ndihmë të një familjeje në nevojë në kryeqytet.