Jeta Osh Qef
Home

Të rinjtë largim masiv nga Shqipëria, profesionet që kërkohen
Nga: L.Çela | Publikuar më: 29.01.2018, 10:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
azilant

Shumë të rinj shqiptarë duket se kanë gjetur emigracionin si të vetmet mënyrë për të dalë nga varfëria.

Sipas të dhënave nga Urdhri i Mjekut, në tre vitet e fundit, e kanë lënë vendin më shumë se 600 mjekë, ku vetëm gjatë 2017 kanë kërkuar referencë largimi rreth 167 të tillë, kryesisht kardiologë, ortopedë, pediatër etj.

Por sipas "Monitor", mjekët nuk janë të vetmit që po lënë vendin .

Oferta për punë më së shumti është për sektorë që kërkojnë kualifikim të ulët si fasoni, tregtia dhe bujqësia, teksa vendi nuk po mund të zhvillojë sektorin e prodhimit me cikël të mbyllur, për të rritur më tej përfitimet nga pagat.

Nga ana tjetër, teknologjia dhe interneti kanë rritur mundësitë dhe shanset e të rinjve për të aplikuar për punë dhe studime jashtë vendit, shumë më lehtë se një dekadë më parë.

Për shkak të këtyre zhvillimeve është rikthyer emigracioni masiv dhe sidomos ikja e trurit, duke e zhveshur vendin nga forca e kualifikuar e punës dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë viteve 2015-2017 kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian 132 mijë shqiptarë, por nga ana tjetër, mijëra të tjerë janë laruar nga vendi me kontrata pune, studime, me Lotarinë Amerikane, me aplikime për në Kanada ose po bashkohen me të afërmit e tyre, teksa emigracioni i paligjshëm po lulëzon deri në Australinë e largët.

Emigracioni i trurit është duke dëmtuar rëndë edhe shërbimin shëndetësor në vend. Përgatitja e një mjeku kërkon së paku 20 vjet vetëm arsimim, ndaj zëvendësimi i tyre është i vështirë

Nga ana tjetër, të rinjtë IT po joshen të ikin nga vendi për shkak të mundësive të mira të punësimit kundrejt pagesave më të larta. “

Sabri Nuzi, i cili sapo ka përfunduar studimet e larta në Shqipëri për shkenca kompjuterike dhe tashmë ka siguruar një kontratë pune në Austri, shprehet se:

Aplikimin e kam bërë në rrjetin social profesional, LinkedIn, si dhe disa aplikime të tjera që kam bërë më parë nëpërmjet disa faqesh punësimi ndërkombëtare”.

Emigrimi nuk ishte në planet e tij të afërta, pasi sapo kishte përfunduar studimet për shkenca kompjuterike dheishte në marrëdhënie pune me një nga kompanitë më të mëdha në vend të telekomunikacioneve.

Që prej shtatorit 2017 jeton në Salsburg bashkë me të fejuarën.

Historia e Sabriut është e shumë të rinjve shqiptarë, të cilët po zgjedhin masivisht emigracionin për të jetuar dhe për të punuar.