Jeta Osh Qef
Home

"As veshka s'ma mbulon tarifën", studentët protestë para Kryeministrisë
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 24.01.2018, 11:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Qindra studentë të universiteteve publike kanë dalë në protestë ditën e sotme, ku kërkesat e tyre janë:

1) Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve;

-2) Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj;

3)  Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura;

4)  Në solidaritet dhe bashkë me studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, kërkojmë që qeveria t’i kthejë godinën e saj historike FGJM-së.

Studentët theksojnë se nëse Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Minitrave nuk merr parasysh kërkesat e tyre qe i kanë dërguar me anë të një peticioni, ata do përshkallëzojnë veprimet e tyre.

Studentët pjesëmarrës thonë që tarifat janë shumë të larta dhe aktivisti Klodi Leka u shpreh:

Edhe Kosova që është një shtet me ekonomi më të ulët ka tarifa studentore shumë më të ulëta se në Shqipëri. Në Kosovë një semestër kushton 50 euro ndërsa në Shqipëri është 400 mijë lekë bachelori dhe 1 milion e gjysmë masteri. Duhet të reagojmë dhe të mos heshtim!”

Në duart e studentëve shikojmë pankarta të ndrysheme, si "As veshka nuk ma mbulon tarifën e shkollës" dhe dominon pankarta "Ulni tarifat".