Jeta Osh Qef
Home

Kalaja e Gjirokastrës në rrezik shembje
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Thu Jan 18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një rrezik i madh duket se i kanoset një prej qyteteve më të bukura të vendit tonë, duke vënë në rrezik edhe kalanë e saj madhështore.

Inxhinierët dhe ekspertët kanë ngritur alarmin rrëshqitja e një pjesë shkëmbi dhe një masivi dherash në zonën poshtë Kullës së Sahatit në Kalanë e Gjiirokastrës ka vënë në rrezik ndërtesën historike.

Alarmi është dhënë nga Kreshnik Merxhani, një eskpert i angazhuar në projektet për mbrojtjen e qytetit, i cili është edhe pjesë e trashëgimisë së UNESCO.

Merxhani bën thirrje urgjente për  ndërhyrje, duke thënë se situata verteton parashikimet e një studimi të vitit 2006 që flet për këtë rrezik.

E gjithë kjo situatë kaq problematike sa të njëjtin alarm ka ngitur edhe profesor Gjerak Karaiskaj, i cili ka shumë vite që gjendet në trashëgiminë kulturore.

Ai shprehet se:

Veç masave si mbyllja e tuneleve që ka hapur ushtria për eliminimin e ujërave, nuk duhet të ketë dhe ndërtime të reja rreth kalasë, sepse rrjedhin ujërat në themelet e saj.Monumentet duhet ti kontrollojë IMK dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare, të cilat janë nën varësi të Ministrisë së Kulturës.
Por ata se bëjnë këtë gjë, edhe pse janë përgjegjëse si institucione për trashëgiminë kulturore, monumentet e kulturës”.

Ky alarm është ngritur edhe nga Shërbimi Gjeologjik, i cili ka paralajmëruar për rrëzimin e murit të kalasë së Gjirokastrës. Muri jugor rrethues i Kalasë së Gjirokastrës është plasaritur, çarë dhe hapur.

Duke u bërë rrezik të shëmbet mbi rrugën poshtë mureve të saj që të çon në lagjet Cfakë dhe Manalat të qytetit.

Alarmi vjen nga vetë drejtori i Shërbimi Gjeologjik në Gjirokastër, Çano Nora në një prononcim të tij për mediat vendore.

Nora deklaron se:

 Nga monitorimi i situatës pas përmbytjeve kemi konstatuar se një pjesë e murit jugor të Kalasë është hapur dhe në kushtet me rreshje të dënduara, apo në rast të një goditje apo edhe lëkundje të lehtë sismike muri mund të rrezohet."