Jeta Osh Qef
Home

Pas largimit të Fiorit nga “DWM”, Robert Aliaj “nuk lë gjë pa thënë”
Nga: F.Gjoni | Publikuar më: 12.10.2017, 19:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Debati i ashpër mes Robert Aliajt dhe Fiori Dardhës mbrëmjen e së hënës në spektaklin e “Dance With Me”, përfundoi me largimin e gazetares nga gara.

Fiori pasi u përball me tone të larta me Robertin, ka vendosur që të largohet përfundimisht nga ky spektakël, duke mos lënë hapësira për sqarim.

Por ndërsa e gjithë vëmendja ishte tek Fiori, Roberti nga ana tjetër ka reaguar në Instagram duke shkruar se është qesharake të akuzohesh për papërgjegjshmëri  nga “llapaqenër”.

Ja reagimi i plotë:

 Në emër të popullit. Sa qesharake të akuzohesh nga llapaqenër për papërgjegjshmëri, ndërkohë që akuzuesi/ja manipulator/e llapaqen/e kur flet, zbulon karakterin e tij/saj dhe duartrokitet”.