Jeta Osh Qef
Home

Qëlloi me thikë gjyshin e gjyshen, habit 19-vjeçari nga Tirana: Ja pse e bëra
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.10.2017, 15:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një ngjarje e rëndë ndodhi në kryeqytet ditën e sotme ku një djalë i moshës 19-vjeçare qëlloi me thikë gjyshen dhe gjyshin e tij.

Dy të moshuarit u shoqëruan në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ndodhi në zonën e Freskut në kryeqytet, ndërsa viktima të 19-vjeçarit Benjamin Kaso janë 80-vjeçari Shaban Agai dhe 70-vjecarja Hajrie Agai.

Sipas dëshmisë së 19-vjeçarit, ai ka thënë se i plagosi të moshuarit pasi ata talleshin me të.

Megjithatë, dyshimet e policisë janë se djali ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që ka kryer krimin. Teksa hetimet vijojnë, dyshohet që faktor ndikues mund të ketë qenë edhe depresioni.