Jeta Osh Qef
Home

Ish kryeministri mbush 55-vjeç, deputetët e surprizojnë me një tufë trëndafilash të kuq
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 12.10.2017, 15:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një tufë me trëndafila të kuq bashkë me të bardhë  ka bërë që deputeti Bashkim Fino të habitet me deputetët që e kanë surprizuar me këtë dhuratë. Ditën e sotme ai mbush 55 vjeç.

Në shkallët e parlamentit ai është ndaluar nga deputetët e PS-së për ta uruar. Duket se Fino është habitur teksa ka parë trëndafilat. Mesa duket kjo surprizë nuk ka qenë në karakterin e tij.

Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ka qenë Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997.