Jeta Osh Qef
Home

Po rrihte punonjësen e lokalit në rrugë, 28-vjeçari kapet mat nga patrulla e policisë në Fier
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 12.10.2017, 13:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Në Fier është shënuar një rast dhune, i cili ka ndodhur në rrugët e qytetit.

Në flagrancë është arrestuar nga Policia e Fierit Ervin Murati, 28 vjeç. Murati është parë nga patrulla e policisë duke rrahur qytetaren N.Sh. 35-vjeçe, e punësuar në lokalin e Muratit.

Gjatë ndërhyrjes nga punonjësit e policisë për të parandaluar dhunën ndaj punonjëses së tij, shtetasi Ervin Murati i ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur ata.

Të përfshirët në ngjarje janë me banim në Fier në lagjen “11 Janari”.

Sikur të mos mjaftonte mbi shfrytëzimi në punë, tashmë ndaj punonjësve ushtrohet edhe dhunë, megjithëse shkaqet nuk janë zbardhur ende.