Jeta Osh Qef
Home

Ky Parlament nuk di të "kuvendojë", Ruçi përjashton deputetin dhe ndërpritet seanca
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 12.10.2017, 11:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Kuvendi ka nisur me tensione këtë sezon të vjeshtës.

Kësaj here është përjashtuar nga seanca deputeti Flamur Noka, sepse ky i fundit bllokoi foltoren pasi Ruçi i ndërpreu Berishës fjalën.

E gjithë situata është acaruar teksa është dëgjuar Rama që pa mikrofon i është drejtuar opozitës me fjalën “të rrjedhur” .

Noka kërkoi fjalën për replikë dhe nuk iu dha me procedurë, kështu deputeti demokrat shkoi në foltore duke e bllokuar atë fizikisht.

Seanca u ndërpre deri në orën 17:00 nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi që edhe këtë radhë ka përjashtuar një deputet për shkelje të rregullores sipas tij.