Jeta Osh Qef
Home

Kaka merr një vendim shokues, largohet nga futbolli amerikan: Gati për sfida të reja
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.10.2017, 10:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Kaka_3140339Pas Pirlos, që deklaroi se do largohet nga futbolli i luajtur, tashmë futbolli amerikan humb një tjetër yll, Është fjala për yllin brazilian, Rikardo Kaka, i cili deklaroi se kohës së tij duke lozur në kampionatin amerikan të futbollit i ka ardhur fundi.

35-vjeçari deklaroi në një konferencë se nuk do të rinovojë kontratën me Orlando Siti në fund të sezonit 2017.

“Siç e dini të gjithë, kontrata ime me Orlando Sitin përfundon këtë vit. Vendimi im është të mos e rinovoj më këtë marrëveshje. Jam menduar shumë për këtë vendim, por tani ndjej se kam nevojë për sfida të reja”, – tha Kaka.

Nuk dihet nëse Kaka do ta lërë përfundimisht futbollin, por në media thuhet se do të vazhdojë edhe disa sezone në Brazil, ku mendon edhe të mbyllë karrierën.