Jeta Osh Qef
Home

Kopjaci Veliaj kalon në një nivel tjetër, e shet veten si kryeministri i Kanadasë
Nga: L.Çela | Publikuar më: 11.10.2017, 23:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
e1

I mbani mend ato artikujt e vitit të parë të Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës, kur krahasohej me ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama? Asokohe, kandidati numër 1 për të qenë pasues i Edi Ramës në PS kopjonte pa u shqetësuar fare Obamën, madje duke bërë fotografi identike me të.

Mediet e kishin shumë të lehtë të bënin krahasime të tilla dhe, sigurisht, Veliaj nuk e kishte aspak problem të quhej "kopjac", për sa kohë ishte në qendër të vëmendjes. Fatkeqësisht, politika aktuale, edhe në botë, është marketing i pastër. Nëse del në televizor, je në trend. Për mirë apo për keq, vlen si në "Youtube": klikohesh dhe ke shikime!

Nëse besoni në vëzhgimet e JOQ.al, ju themi se frymëzuesi më i madh i Veliajt nuk është Obama, por kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau. Është e vështirë për një mashtrues të shpikë histori të së kaluarës së tij problematike, sepse ngjarjet e adoleshencës apo rinisë së Veliajt nuk janë motivuese si ato të Obamës. Pse? Sepse Veliaj shtiret sikur sekreti i tij janë fiqtë, kurse Obama ka kaluar me të vërtetë qindra pengesa.

"S'kam nevojë të rritem, unë hipi në pemë", - thoshte Gjinoja. Kështu edhe Veliaj: s'ka pasur nevojë të rritet nga vuajtjet dhe nga peripecitë e jetës, por thjesht ka hipur në pemë, ndaj Obamën s'e kopjon dot siç duhet.

Që të rikthehemi te tema, Trudeau është tamam një politikan shembullor. Çdo detaj i tij ka fituar jo vetëm zemrat e kanadezëve, por edhe të popujve të tjerë. Po të shohësh faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale, lexon pafund komente të jashtme me njerëz të cilët i luten të drejtojë vendet e tyre.

Si e kopjon Veliaj? Praktikisht, në gjithçka! I keni parasysh këmishat me mëngë të përveshura, me të cilat Veliaj përpiqet të tregojë se është njeri i punës? Epo, kështu vishej dhe vazhdon të vishet edhe Trudeau! Sigurisht, kopjaci është ky i yni. Po fotot me fëmijët dhe të moshuarit, i keni parasysh? Edhe këto Veliaj i ka marrë hua nga kanadezi. 75% të fotove të tij në rrjetet sociale janë të tilla, diçka që kryebashkiaku i Tiranës e bën në mënyrë të përsosur.

Problemi i Veliajt është se duket shumë i panatyrshëm kur sillet kështu. Trudeau ka qenë lozonjar, i guximshëm, garues, disi i pacipë, aspak i zakontë, por i sjellshëm me seksin e dobët (aq sa e përmend shpesh se është feminist), ndërsa Veliaj nuk ka qenë kështu më përpara. Kur ishte në opozitë, fytyra e tij ishte krejtësisht e zymtë dhe ne e mbajmë mend duke u shtirur sikur nuk ka ngrënë gjithë ditën prej grevës apo si një njeri i cili thuajse nuk qante duke akuzuar dhe bërtitur, tipik si politikanët e përhershëm dhe të pandryshueshëm shqiptarë. Tani, kur del vetëm duke qeshur, bie në sy për keq. Ai thjesht nuk është vetvetja.

Detaji tjetër që Veliaj i ka marrë kryeministrit Trudeau është raporti me femrat. Ku ka disa vajza, gra apo plaka, ai shkon dhe futet mes tyre. Një foto e tillë "shet" shumë! Veliaj vdes për t'u bërë grup me seksin e kundërt. I duhet për ta treguar veten të kudondodhur, i vetëdijshëm se me femrat zakonisht politikanët nuk janë marrë, se kanë votuar me urdhër të burrave.

Meqë ra fjala te gratë, ashtu si Trudeau, edhe Veliaj e shet veten si një bashkëshort i përkryer me zonjën e tij, të cilën e merr kudo me vete. Edhe nëse partnerja e tij vishet me klas dhe rroba firmato, ai e tepron duke u veshur zakonshëm apo duke iu përshtatur eventit, edhe pse shpesh ngjan keq, sepse harron që është kryetar i Bashkisë më të madhe në vend.

Trudeau dhe gruaja e tij urojnë gjithmonë në çift. Pra, kryeministri i Kanadasë e sheh veten së pari si njeri, si bashkëshort, si familjar. Veliaj jo, edhe pse përpiqet t'i ngjajë. Ai e thekson 100 herë në ditë se po punon dhe harron skandalet që i dalin çdo dy muaj me daljet jashtë shteti. Pra, sado që maskohet nëpërmjet televizioneve të blera, kuptohet se ai nuk e ka edhe aq qejf shtëpinë dhe se nuk është njeri familjar.

Fatkeqësia më e madhe është se njerëzit të cilët nuk jetojnë në Tiranë mendojnë se Veliaj është ai personazhi që kanë ngritur mediet. Ky është fakt. I trishtë, por fakt. Duhet pranuar se mashtruesi mbetet mashtrues, por i ka shtruar mirë rrugët drejt pushtetit. /JOQ.al