Jeta Osh Qef
Home

“Italiani është me probleme mendore”, Ndocaj jep detaje të reja për atë që do “ta fundosë”
Nga: D.Cani | Publikuar më: 11.10.2017, 22:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka folur edhe njëherë për sa i përket akuzave për mashtrim, paditur nga një shtetas italian.

Në një lidhje telefonike në “Top Story” me Sokol Ballën, Ndocaj i ka mohuar këto akuza duke thënë se ky shtetas kishte shkuar edhe më herët për të  bërë kallëzim por nuk ishte pranuar dhe se kjo ishte hera e tretë.

Balla: Ky shtetas ka thënë në padinë e tij se ju i keni mundësuar një takim me Ramën. A është e vërtetë kjo?

Që ka pasur takim me kryeministrin Rama në Lezhë, ka pasur por unë nuk i kam mundësuar vetëm atij takim.

Balla: Ai thotë se ju e keni mashtruar për makinën tuaj “Audi Q7”?

Makina është me kontratë të rregullt, e noterizuar në Itali dhe do të bëhet publike.

Unë jam ndaluar në Morinë të Kukësit njëherë në Ditën e Pavarsisë, për makinë të vjedhur, u verifikua që kjo nuk ishte e vërtetë dhe u lashë i lirë.

Balla: Dy herë nuk është pranuar, e treta u pranua. Po synohet ndaj jush një sulm politik?

Është dikush që e ka marrë me shumë dëshirë të më sulmojë.

Arsyeja është ajo që unë nuk kam arritur ti bëj karshillëk kryeministrit apo ministrave.

eduart-ndocaj2-e1446042079129