Jeta Osh Qef
Home

"Habitem se si luan ende në liga të dobëta", Cikalleshi i kthen përgjigje Tares
Nga: L.Çela | Publikuar më: 11.10.2017, 22:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Cikalleshi2

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është nga të paktët lojtarë kuqezi i cili nuk gjendet kurrë në situata të vështira mediatike, sepse deklaratat e tij janë të kuruara në detaj.

Së fundmi, drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare, shprehu habinë e tij për faktin që ish-lojtari i Kukësit nuk po gjen dot një skuadër të madhe, por luan në liga të dobëta si ajo turke. Kjo deklaratë nuk e ka acaruar aspak Cikalleshin. Përkundrazi, ai ndihet i nderuar nga fakti që Lazio ka nisur të interesohet për të. Përgjigjen ndaj Tares e ka dhënë menaxheri i tij, Emre Gumusdograyan, si për ta theksuar idenë se sulmuesi nuk e shfaq veten publikisht më kot, por jep sinjalet e duhura për të ardhmen.

Kam lexuar atë që Tare ka thënë dhe padyshim që është një nder për Cikalleshin, por ende nuk kemi marrë asnjë ofertë konkrete. Nëse kjo ndodh, padyshim që oferta e italianëve do të ketë prioritet, por nuk mund të flasim asgjë në momentin që nuk kemi fakte konkrete".

Ky reagim nga menaxheri i Cikalleshit tregon shumë. Me pak fjalë, ai i thotë Tares "na nis ofertën, se ne vijmë". A ka më bukur se kaq? Një shqiptar tjetër te skuadra italiane me shqiponjë, Lazio!