Jeta Osh Qef
Home

E tallnin për shenjën e madhe që kishte në trup, 22-vjeçarja i “lë me gisht në gojë” pas këtij veprimi
Nga: F.Gjoni | Publikuar më: 11.10.2017, 21:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një 22-vjeçare e cila ka lindur me një shenjë të madhe rreth zonës së barkut dhe kofshëve, ka jetuar për shumë vite duke e fshehur pasi i druhej reagimit të njerëzve që e rrethonin.

Ajo ka treguar se kur njerëzit i shihnin shenjën e saj, habiteshin dhe e tallnin duke i than se diçka nuk shkonte me të dhe se dukej e shëmtuar. Por norvegjezja  Mathilde Arctander ka vendosur që këtë shenjë që e bën unike t’ua përplasë të gjithëve në fytyrë, e veçanërisht atyre që e kanë tallur e po ashtu për t’u dhënë një mesazh të gjithë atyre që kanë diçka ndryshe nga të tjerët, duke u kujtuar se pikërisht diferenca i bën unikë dhe të bukur.

Mathilde ka një çrregullim të pigmentit të lëkurës, (congenital melanocytic nevus, CMN ) i cili zakonisht prek 2% të saj , e kryesisht pjesën e kokës, krahëve dhe këmbëve.

22-vjeçarja ka rrëfyer se për herë të parë ajo ka vendosur të dalë në plazh me bikini dhe të mos ketë më turp nga shenja e saj.

Tani njerëzit që më shohin që nuk e kam problem ta shfaq më inkurajojnë dhe më thotë se jam vajzë me guxim dhe e fortë.  Dua t’u them të gjithëve atyre që kanë një shenjë të tillë, që të mos kenë turp por të dalin pa u fshehur. Nëse ata e respektojnë veten e tyre, të gjithë të tjetër do ta bëjnë”.

Burimi: Daily Mail