Jeta Osh Qef
Home

Gjendet një makinë e djegur në Lushnje-Berat, tre armë zjarri brenda saj
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 11.10.2017, 20:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
makNjë makinë është gjetur e djegur në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pak moment pasi ndodhi atentati në qendër të qytetit të Lushnjes

Brenda këtij automjeti, i cili dyshohet të ketë qenë makina me të cilën atentatorët kanë kryer ekzekutimin e dyfishtë, janë gjetur tre armë zjarri.

Policia bën me dije se në sallën operative mbërriti një telefonatë ku tregonte për automjetin e djegur menjëherë pas vrasjes së dyfishtë në Lushnjë dhe plagosjen e dy personave të tjetër.

Automjeti  dyshohet se mund të jetë  i autorëve. Është ngritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ende nuk ka të dhëna të tjera dhe nëse vrasjet janë larje hesapesh midis bandave.